Lideri i partisë Social-Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kanë deklaruar pritshmëri pozitive për arritjen  e marrëveshjes përfundimtare të koalicionit. Në takimin e sotëm mes dy liderve pritet të caktohet edhe fati i kryeministrit të parë shqiptar. BDI nënvizon se është arritur dakordësi për të gjitha pikat kyce.

“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”.

Kandidati për kryeministër, Naser Zyberi ka qënë kushti kryesor i BDI-së për bashkëpunimin në koalicion, por pas zgjedhjeve, duket se morën prioritet çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Ndërkohë kryetari i LSDM, Zoran Zaev është emëruar si kandidat për kryeministër nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Pas marrëveshjes për një qeveri të re, pritet të zgjidhet edhe kryetari i parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *