Ambasadorja amerikane Yuri Kim pa nga afër ambientet e Institutit të Shëndetit Publik këtë të premte.

Në kuadër të ndihmës së dhënë nga SHBA për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin, Kim garantoi mbështetje të mëtejshme.

Ajo vlerësoi ekipin e laboratorit dhe të të gjithë stafit të ISHP për punën e bërë gjatë pandemisë.

Ambasadorja u shoqërua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo falenderoi kryediplomaten për ndihmën e ofruar për vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *