Ambasadroja e Shteteve te Bashkuara Yuri Kim është takuar sot me drejtuesit e dy strukturave te reja BKH dhe SPAK.

 

Diplomatja Kim ka biseduar me Aida Hajnajn e cila pak dite me pare u zgjodh në krye të Byrosë Kombetare te Hetimit si dhe me Arben Krajen që drejton Prokurorine e Posacme kundër korrupsionit.

 

Takimi i cili zgjati rreth 60 minuta është zhvilluar në ambientet e  Prokurorise, e cila është duke u rikonstruktua, për vendosjen e agjenteve të Byrose Kombetare të Hetimit.

 

Fokusi ka qënë përzgjedhja e 60 oficereve shqiptare. ShBA dhe BE që prej fillimit kanë qënë mbështetesit kryesore të ngritjes së këtyre dy struktura të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *