Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryediplomaten e BE Christiane Hohmann.

 

Takimin e ka bërë publike Kim, përmes një postimi në rrjetin social, ku teksa ka shpërndarë një foto deklaroi se SHBA do vijojë të mbështesë Shqipërinë në përparimin e reformave dhe integrimin në BE.

 

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik.

 

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *