Ambasada e SHBA-ve ka treguar çfarë u diskutua në takimin që kryediplomatja amerikane, Yuri Kim zhvilloi të enjten me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Në njoftim thuhet se ata diskutuan për rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Po ashtu, ambasadorja theksoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë për fondet e përdorura për procesin e rindërtimit.
“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.”
Ndërkohë, Ahmetaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë.