Pas vizitës në Shkodër, ambasadorja amerikane Yuri Kim ju rikthye debatit për Tom Doshin.

 

Në “Twitter”, ajo postoi edhe një herë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpall kreun e PSD “non grata” në SHBA, shkruan “Vizion Plus”.

 

Kim vuri në dukje se kandidimin e Doshit në këto zgjedhje nuk e do as PD, ndërsa drejtoi disa pyetje për ata politikanë që heshtin e nuk reagojnë për këtë çështje.

 

“Vëmë re se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlament dikë të skeduar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *