Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim doli në mbrojtje të punës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Kim tha në “Tëitter” se SPAK po anatemohet sepse kriminelët e njohur duan t’i shpëtojnë drejtësisë.

Sipas kryediplomates, ata bëjnë fushata për të krijuar konfuzion dhe për të hequr besimin nga SPAK.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë e Shtetit.”

Një reagim bëri edhe selia e ambasadës së SHBA në Tiranë. Në postimin e saj në “Facebook”, u përsërit qëndrimi për të mbështetur SPAK në punën që kryen.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *