Përpara 4 korrikut të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atmosfera e festës ka nisur edhe në Tiranë.

 

Ambasadorja Yuri Kim, në prezencën e figurave më të larta të politikës shqiptare, ka drejtuar një ceremoni për të festuar ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, por edhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Uashingtonit dhe Tiranës.

 

Diplomatja e lartë u shpreh se demokracia duhet mbrojtur e ripërtërirë, për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo në vitin 1991 në sheshin “Skënderbej”.

 

Presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozites, Lulzim Basha ishin të pranishëm në ceremoninë festive, por mungoi kryeministri Edi Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *