Ambasadorja amerikane Yuri Kim e nisi javën nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Diplomatja e  Shteteve të Bashkuara gjatë takimit me kryebashkiakun Dritan Leli e vuri theksin tek domosdoshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi si garanci për tërheqjen e investimeve të huaja.

YURI KIM

AMBASADORJA E SHBA NE TIRANE

Është i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe i reformës zgjedhore, në mënyrë që të ketë sundim të ligjit që si shqiptarët dhe amerikanët të kenë besim të plotë për të investuar në Shqipëri.

Ambasadori amerikane Yuri Kim e cilësoi Vlorën si qytetin më dinamik të Shqipërisë veçanërisht për turizmin.

YURI KIM

AMBASADORJA E SHBA NE TIRANE

Kisha dëgjuar gjëra të shkëlqyera për Vlorën, por duke ecur në rrugët e qytetit është tejet e qartë që ky është vendi më dinamik në gjithë Shqipërinë.

Pas takimit me kryebashkiaun diplomatja vizitoi muzeun e pavarësisë si dhe destinacione të tjera të rëndësishme historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *