Subscribe

Ambasadorja amerikane vlerësoi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku vendosi të nisë fazën finale në lidhje me kandidatët për dy vende bosh në këtë gjykatë, që është intervistimi i kandidatëve dhe vlerësimi i tyre me pike.

 

Në një postim në “Twitter”, Kim tha se ka frymë bashkëpunimi për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se duhet vepruar me urgjencë.

 

“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo sjell një hap më afër Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *