Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim janë takuar në mbrëmje në një prej restoranteve në qendër të kryeqytetit.

Nuk është hera e parë që diplomatja amerikane dhe kryetari i PD darkojnë së bashku apo zhvillojnë takime informale, përveç atyre zyrtare në selinë e Partisë Demokratike.

Edhe ambasada e SHBA, edhe selia e PD kanë preferuar të mos japin detaje për bisedën mes Bashës e diplomates amerikane. Por ky takim zhvillohet pak ditë pas protestave të të rinjve kundër vrasjes së 25-vjeçarit në Laprakë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike sot ka shpallur se do të ankimojë vendimin e prokurorisë për dosjen me numër 184 e që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.

Vetë diplomatja amerikane Yuri Kim gjatë javëve të fundit ka lobuar fort për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në 31 dhjetor, lobim që ka sjellë rezultate pasi tashmë duhet të zgjidhet edhe një gjyqtar që Kushtetuesja të jetë funksionale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *