Yllka Kuqi duket se kohët e fundit po punon për një projekt të ri në lidhje me një ndër këngëtarët më të dashur për të gjithë Ylli Limanin.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vete këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

 

“Po vjen një këngë shumë e ndjerë, me shumë emocion, nga ne. Nga ky artist bukurosh, super talent, që i ka dhënë shumë shpirt këngës me fjalë të thjeshta e shumë të thella përplot emocion. Mezi po pres ta ndaj me ju këtë projekt kaq të përzemërt të dielën. Ju dua”.

 

Fansat kanë lenë menjëherë një sërë komentesh, duke treguar kureshtjen e tyre të madhe rreth këtij projekti muzikor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *