Subscribe

Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, pronarit tw dy televizioneve: RTV Ora dhe Ora News. Hetimet për Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi, i cili më përpara kishte emrin Xhemail Pasmaçiu, është arrestuar për trafik heroine në Turqi dhe Itali.

Ai rezulton i kapur për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u prangos në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës. Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t’ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë. Ai është ndaluar teksa po udhëtonte me mjetin e tij nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij.

Pjesë e pasurive të sekuestruara me urdhër të gjykatës në deklaratën e SPAK, ndër të tjera janë edhe “2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara është edhe televizioni Ora Neës, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, ‘Rendon oil’ e ‘Don-Ucd’, ‘Interkinex’, ‘Albania Bay Marine’ etj.”

SPAK thekson se Ndroqi akuzohet për krim të organziuar, korrupsion, trafik droge etj..

Ndërkohë pala mbrojtëse e Ylli Ndroqit i kundërshtoi këto akuza duke thënë se janë sulme politike të nxitura nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërkohë SPAK shton se në vitin 1998 Ylli Ndroqi, i cili atëhere mbante emrin Xhemail Pasmaçiu është arrestuar për trafik heroine ne Turqi në sajë të operacionit policos ‘ESAS’. Më pas është vërtetuar përmes gjurmëve të gishtërinjve se Ylli Ndroqi është i njëjti person që u arrestua në Turqi.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 Ylli Ndroqi  është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal.

SPAK thekson gjithashtu se pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij, kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, janë fitiuar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Prokuroria e Posaçme gjithashtu shton se pasuria e deklaruar nuk përputhet me të ardhurat e familjes Ndroqi.

Pasuritë e sekuestruara:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.

5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.

6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.

7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.

9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi

10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.

11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.

19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.

25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *