Robbie Coltrane ylli i filmit “Harry Potter”, është parë në një karrocë paraplegjikësh në pritje të operacionit në gju, pasi ai prej disa kohësh vuan nga osteoartriti që është një sëmundje e kyçeve.I njohur nga të gjithë si Rubeus Hagrid, aktori 68-vjeçar, nuk mund të ecte dot në Pancras Renaissance Hotel, në Londër ditën e hënë, pasi ishte në një “dhimbje të vazhdueshme për vite me radhë në gjunjë”.

 

Sëmundja e tij ka bërë që aktori i njohur në sagën e “Harry Potter”, të mos ecë dot pa ndihmën e karrocës, ndërsa është duke pritur të ketë një ndërhyrje të veçantë kirurgjikale në Amerikë.

 

“Është jashtëzakonisht frustruese për të, por ai me të vërtetë shpreson të ngrihet në këmbë pas kryerjes së operacionit”, tha një burim për “The Sun”.Tre vjet më parë, aktori Robbie Coltrane zbuloi se mjekët i kishin thënë atij të humbiste 44 kilogramë, në të kundërt rrezikon të mbetet invalid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *