Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot në Kretë...

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e shpejtë shpëton...

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 persona

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga ish-ministri i...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë...

Xi Jinping – timonieri i madh 2.0

Nga Matthias Hein
Opinionist pranë "Deutsche Welle"
26 Tetor 10:56

Jo, Xi Jinping nuk është “Kryetari i Madh”. Por gjithsesi kryetari i shtetit dhe i partisë së Kinës konsiderohet si “Kryetar i të gjithave”.  Asnjë kryetar partie pas Mao Ce Dun-it nuk ka përqendruar në duart e tij kaq shumë pushtet, sa përqendroi në pesë vitet e para të mandatit të tij Xi, i cili vjen nga një familje e vjetër funksionarësh komunistë. Tani, 64 vjeçari i afrohet edhe formalisht themeluesit të shtetit Mao Ce Dun: “Mendimi i Xi Jinping-ut për socializmin me tipare kineze për një epokë të re” u fisnikërua duke e bërë pjesë e kushtetutës së partisë. Një nder kaq i madh nuk i qe bërë asnjë kryetari partie që prej Maos. Xi është në Këshillin e Përhershëm të Byrosë Politike në këtë mënyrë jo një i parë midis të barabartëve – ai tani është vetëm i Parë! Timonieri i madh 2.0.

 

Ndarja me “udhëheqjen kolektive”

 

Një portret i madh i ish-timonierit të madh vazhdon të qendrojë i varur në hyrjen e Pallatit të vjetër Perandorak në qendër të Pekinit; maozoleumi i Maos me kufomën e tij të balsamosur vazhdon të mbizotërojë Sheshin Tien-An-Men. Por ia vlen të kujtosh: edhe zyrtarisht, veprimtaria e Maos vlerësohet pozitivisht vetëm në 7/10 e saj dhe në 3/10 vlerësohet si e keqe. Për shembull, sepse Mao si sundimtar absolut me “Hapin e madh përpara” shkaktoi midis viteve 1958 dhe 1961 urinë më të madhe të shkaktuar ndonjëherë nga njeriu, me disa miliona të vdekur. Ose sepse me Revolucionin Kulturor ai i shkaktoi Kinës një katastrofë nacionale. Për t’i shmangur në të ardhmen këto teprime, Partia Komuniste themeloi konceptin e “udhëheqjes kolektive”. Me meshën e kurorëzimit për Xi Jinpingun, partia distancohet në një masë nga kjo praktikë.

 

Xi e nis mandatin e tij të dytë me mbështetje të pashembullt. Përfshirja me emër në kushtetutën e partisë është vetëm një gjë. Tjetra janë ndryshimet në personel, më të mëdhatë në organet e partisë që prej vitit 1969: 70 përqind e vendeve në Komitetin Qendror janë zënë tani me persona të rinj; pesë nga shtatë vendet e Byrosë Politike në Komisionin e gjithëpushtetshëm të Përhershëm të Byrosë Politike u liruan. Dhe Xi pati mundësi që të vendosë kudo mbështetës – për ta vënë në jetë edhe më tej programin e partisë.

 

Se në ç’drejtim do ta çojë kombin më të madh të botës njeriu më i pushtetshëm i Kinës që prej dekadash, këtë e bëri të qartë Xi në fjalimin e tij të gjatë në çelje të kongresit: Epoka e Ten Hsiao Pinit mori fund- koha në të cilën synimi ishte që Kina të bëhet e pasur. Tani vjen epoka Xi. Dhe në këtë epokë, Kina duhet të bëhet e fortë: e fortë brenda vendit, përmes një partie të gjithëpushtetshme dhe me një kryetar partie të gjithëpushtetshëm. E fortë edhe nga jashtë deri në vitin 2035, me një ushtri në nivelin botëror – me fjalë të tjera: në nivel të barabartë me SHBA.

 

Ndikim i partisë në të gjitha sferat e jetës

 

Vizioni i madh i Xi-së shtrihet deri në vitin 2050. Por ajo që shpalli ai për pesë vitet e ardhshme tingëllon se do të kemi më shumë nga e vjetra: fushata antikorrupsion do të vazhdojë. Dhe para së gjithash ndikimi i partisë në të gjitha fushat e jetës do të zgjerohet më tej. Kjo në një kohë që Xi do të mbështetet edhe në Big Data: Partia do të përdorë të dhënat e sipërmarrjeve kineze të IT dhe do të fusë me detyrim për secilin nga 730 milionë përdoruesit e internetit një “sistem të vlerës sociale”: çdo veprim do të shpërblehet me pika plus ose do të ndëshkohet me heqje pikësh. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në krijimin e nënshtetasit perfekt. Shteti i mbikqyrjes po punon tashmë për një sistem të identifikimit të fytyrës: sigurimi i shtetit do të jetë në gjendje që brenda tri sekondash të identifikojë çdo kinez, të filmuar në njërën prej 20 milionë kamerave të përgjimit në sheshet publike. Me diktaturën njëpartiake të suksesshme ekonomikisht, Xi Jinping hyn në garë sistemesh me Perëndimin. Dobësia e Perëndimit me një Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ia lehtëson ndërkohë punën. Evropa duhet të gjejë një përgjigje për këtë.

Posted Under:
Kryesoret Opinion
Tagged:
Kinë Xi Jinping

Nga e njëjta kategori

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

më shumë...

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin portugez, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës

më shumë...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

4:40

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e...

4:34

Pukë/ Situatë e vështirë nga zjarri në...

4:15

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën...

3:48

Skafet përplasen në lumin e Shalës, plagosen...

3:29

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia me...

3:01

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga...

2:41

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike...

2:19

“Do sulmojmë bazat ushtarake të Amerikës në...

2:10

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.