Për Drejtuesin Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu, kryeministri Edi Rama e ka të garantuar humbjen më 25 prill.

 

Ai beson kështu pasi, sipas tij, edhe socialitët janë të zhgënjyer nga tetë vitet e qeverisjes së Ramës.

 

Në një takim që pati me banorët në fshatin Obok, Mziu hodhi akuza se taksat e paguara nga qytetarët nuk janë përkthyer në investime.

 

Biseda midis Xhelal Mziut dhe banorëve të zonës:

 

Banori: Shikoje në çfarë gjendje është fshati ynë. Ka ardhur Ilir Beqja këtu e na ka premtuar do ta bëj sot e nesër. Shifeni këtë kabinën në çfarë gjendje është, uji nëpër të dhe e deformuar. Beqja erdhi mori ca vota këtu me mashtrime. Kabina pa derë, rrezikohen fëmijët. Dimrit jemi më shumë pa drita se me drita. Një erë të fryjë, këtu fuiken dritat menjëherë.

 

Xhelal Mziu: Siç shihet, jemi në fshatin Obok dhe sapo dolëm nga shkolla, e cila nuk kishte drita, ujë të pijshëm e as banjo. Shiheni këtë kabinë e duket qartë se çfarë standardi ka. Kjo kabinë është rrezik për jetën e çdo qytetari, e jo më të fëmijëve. Çdo qytetar në zonën e Maqellarës, besoj se ka paguar një faturë të majmë të energjisë elektrike. Shumica e banorëve të kësaj lagjeje dhe të Maqellarës paguajnë edhe taksën Rama. Paratë e juaja që keni paguar nuk kanë kthyer në investime. Kjo sepse nuk është ndërtuar as kabinë konform standardit, as telat. Edhe dritat kur vijnë, shumë ankohen se as TV nuk ndizet, se është tensioni i vogël. Dy herë ka rënë borë dhe fshati ka qenë pa energji elektrike. Shteti nuk ekziston. Kjo qeveri është vetëm për Ramën dhe oligarkët, që iu ka ngelur edhe 14 ditë. Edhe socialistët janë zhgënjyer e më 25 prill do të votojnë një qeveri që do kthejë shpresën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *