Drejtuesi politik i zyrtarizuar tashmë nga Partia Demokratike për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka nisur takimet me bazën e kësaj force politike. I shoqëruar nga Nënkryetari i PD, Edi Paloka, Mziu u prezantua në strukturat drejtuese në Bashkinë e Dibrës, duke i hapur rrugë tashmë nisjes së fushatës elektorale në këtë Qark.

Ish kryebashkiaku i Kamzës tha se me angazhimin e tij dhe strukturave të PD në këtë Qark, PS nuk do të ketë asnjë shanc në zgjedhjet e 25 Prillit për tjetërsim të votës apo vullnetit të qytetarëve.

Mziu i qëndron bindjes se Partia që ai përfaqëson dhe kualicioni do të marrin 4 mandate në këtë qark.

 

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun Dibër zhvilloi takimet dhe prezantimin edhe me strukturat e kësaj force politike në Bulqizë e Mat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *