Subscribe

Kryetari i bashkisë se Kamzës Xhelal Mziu ka qene nje prej demokrateve qe ka theksuar me force se nuk e lëshon zyrën, te cilen e mban prej 3 mandatesh. E si per te treguar këtë ai vazhdon te inspektoje rehabilitime rrugësh, pavarësisht se socialisti Rakip Suli fitoi ne 30 qershor dhe gjykata i dha mandatin.

 

“Nuk ka patur zgjedhje, me date 30 qershor kane qene ca votime te subjektit Partia Socialiste, besoj qe zgjedhjet janë ne 13 tetor. Cfare do te thotë qe vazhdon te jete ne fuqi dekreti i presidenti per datën 13 tetor, jemi madje brenda afateve ligjore per t’u regjistruar si koalicione zgjedhore dhe si subjekte zgjedhore dhe unë jam i sigurt qe do te vazhdoj mandatin madje edhe perballjen ne zgjedhjet pluraliste qe do te zhvillohen ne 13 tetor.”

 

Ne lidhje me 13 tetorin kryebahskiaku i Kamzës i del kundër kryetarit te partisë Lulzim Basha, duke theksuar se opozita duhet te heqë dore nga kërkesa per largimin e Rames, duke u përballur me te ne zgjedhje si kryeministër.

 

 “Unë dhe koleget e mi, por edhe mjaft njerëz te politikes i kane sugjeruar ne fakt Bashes qe para datës 30 qershor per te mos e përdorur me sloganin “Rama ik” , sepse Rama faktikisht ka ikur.”

 

Per te mbështetur kete argument Mziu sjell ne vëmendje përqindjen e pjesëmarrjes ne 30 qershor, por edhe qëndrimin e fundit te zevendesndihmes sekretarit amerikan te shtetit Palmer.

 

“Cfare do te thotë qe ne nuk kemi pse kërkojmë Rama ik, por bashke me Ramen jemi te gatshëm per ta mundur, madje kryetarit te PD shumica po i kërkojnë qe pse te mos shkojmë ne zgjedhjet e 13 tetorit edhe per pushtetin qendror edhe per ate vendor.”

 

Xhelal Mziu përsërit se nuk do ta lëshojë zyrën e kryetarit te bashkisë.

 

“Nuk ka asnjë lloj shansi per ta lëshuar zyrën dhe jam i sigurt se edhe ne rast se do te tentojnë per te ardhur drejt zyrave te bashkisë se Kamzës, unë jam i sigurt se do te përballen me nje revolte te jashtëzakonshme ose me sakte me 94% te qytetareve te Kamzës qe nuk është, pak por janë rreth 160 mije banore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *