Ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha për të bërë fushatë do të jetë Dibra. Takimi i tij do të mbahet të shtunën dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Xhelal Mziu ka ftuar të gjithë dibranët të jenë pjesëmarrës.

 

“Të dashur bashkëqytetarët e mi dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek Pallati i Kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha. Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizantë të PD të degës Dibër, intelektualë, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë dibranë”, u shpreh Xhelal Mziu në “Facebook”.

 

Kandidatët për kryetar në PD po kryejnë fushatë përballë demokratëve, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *