Subscribe

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu e quan fitore spektakolare atë të Lulzim Basha për kreun e Partisë Demokratike.

 

Në rrjetet sociale, Mziu deklaroi se rezultati që arriti Basha në zgjedhje ishte tregues se demokratët besojnë te platforma e tij për të rrëzuar qeverinë.

 

Ai ka besim se nën drejtimin e Lulzim Bashës edhe për katër vite të tjera, Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

 

“Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij. ✌Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave. ✌
Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër 🙏
Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.
Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt 🇦🇱🇪🇺🇺🇲”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *