Deputeti i zgjedhur i PD, Xhelal Mziu deklaroi se bashkimi i demokratëve dhe krijimi i një vendi me standard evropiane do të vijë nga platforma Basha.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Mziu falënderoi votuesit dhe garantoi se do të çojë deri në fund, atë që sipas tij, qeveria e pengoi përmes blerjes së votës.

 

“Falenderimet e mia më të sinqerta bashkëqytetarëve të njësisë administrative #Sllovë, Kryetarit të grupseksionit, koordinatorit, strukturës së PD, të rinjve,  të rejave, demokratëve pse jo dhe socialistëve, për mbështjetjen e madhe që i dhanë PD dhe mua më 25 prill!  Uragani i fitores së Dibrës filloi pikërisht nga Sllova, falë punës së shkëlqyer të bërë në këtë njësi administrative. Bashkimi i demokratëve është ëndrra jonë për një vend me standarde evropiane, ku shumë shpejt do të vijë, nga platforma Basha! Unë do të jem çdo ditë pranë jush deri në realizimin e asaj që na e vodhi, na e bleu, na e tjetërsoi kjo qeveri kriminale dhe korrupsioni. Ky është një rrugëtim që unë kam nisur me ju dhe do e vazhdoj me ju.”

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *