Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e dha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Tëitter”.

 

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni.”

 

Pas këtij lajmi të mirë për Kosovën reagoi edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai u shpreh në “Facebook” se kjo tregon që kauza e Kosovës është ende e fuqishme në arenën ndërkombëtare.

 

“Ky veprim shënon një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës dhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shume e fuqishme në arenën ndërkombëtare.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *