Ministri I Brendshëm Xhafaj pohoi se nuk ka ndërmend të merret me PD-në dhe sajesat dixhitale të saj, duke iu referuar audio përgjimit dhe videos se dëshmitarit X, të publikuar nga selia blu.

 

“Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ‘sajesave dixhitale’.Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për ‘qytetarin dixhital të sajuar’.Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën”

 

Deklaratat, Xhafaj I bëri gjatë një vizite që pati me ambasadoren gjermane Schutz në ambjentet e task forces speciale në Tiranë.

Ambasadorja Schutz pohoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështese Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo e konsideroi këtë aspekt me shumë rëndësi për proceset integruese të Shqipërisë.

 

“Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *