Subscribe

Kandidati për deputeti i PS-së në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, edhe pse renditet i 23-ti në listë, jashtë zonës së sigurt, beson se do të jetë fitues në këtë garë.

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, Xhafaj theksoi se renditja për të nuk ka ndonjë vlerë, duke shtuar se do të punonte njësoj. Me modelin e ri të listave, Xhafaj deklaroi se askush nuk është i sigurt.

“Askush nuk është i sigurt. Numërohen votat për subjekt dhe rezulton se PS ka marrë 23 mandate. Nëse numri 23 i listës merr 10 mijë vota zëvendëson njërën nga ata që kanë marrë më pak. Askush nuk është i mbrojtur për këtë gjë. Askush nuk mund të thotë që është i sigurt. Nëse unë, 23 marr mbi 10 mijë vota, kapërcej herësin e nevojshëm dhe bëhem pjesë e mandateve që ka fituar PS, dhe mbetet jashtë ai që ka marrë më pak. Kemi garë dhe konkurrim.Të dyja janë interesante. Zgjedhësit do të përcaktojnë me votën e tyre se cilin dëshirojnë të kenë pjesë në listën përfaqësuese. Zgjedh partinë dhe individin. Jam i sigurt që do ta thyej herësin. Mendoj se numri 23 do të jetë fitues.”

I pyetur për pritshmëritë në këto zgjedhje, Xhafaj u shpreh i bindur se do të ketë mbështetjen e nevojshme nga socialistët për të qenë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kam vite që punoj. Unë bëj pjesë në ata që nuk ma ka dhuruar kush fatin tim. Nuk kam kërkuar të kem dhuarata në politikë, por ta meritoj atë gjë. Jam gati të sfidoj cilindo. Nuk kam trokitur ndonjëherë në derën e kryetarit e të kërkoj “aman më bëj ministër”. Në njësinë 10 më kanë dhënë besimin në dy raste…Unë do të mbetem socialist deri në momentet e fundit të jetës sime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *