Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj nënshkroi një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik  me homologun e tij kosovar Bejtush Gashi.

 

Marreveshja ka qëllim bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të në fushën e kontrollit kufitar.

 

 

 

Sipas marrveshjes do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar. Mes dy ministrave u diskutua dhe problemi i patentave për qytetarët kosovarë në raste shkeljesh.

 

 

 

Për këtë Xhafaj informoi Gashin lidhur me amendimet e reja të propozuara në kuvend, se në raste shkeljesh do të rritet masa e gjobës dhe nuk do bllokohet patenta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *