Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Duke folur në të ashtëquajturin operacioni “Forca e Ligjit”, Xhafaj deklaroi se krimi s’ka markë shqiptare dhe sundimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

 

Jemi para një rruge tërësisht e re për institucionet e shtetit ku krimi dhe institucionet nuk mund te ecin bashke. Puna si ligjvënës, si jurist e tashme si ministër me ka treguar se ka dy rruge te kundërta. Bashkëjetesa dhe retorika pa fund si dhe rruga e përballjes se hapur. Ne shpallim fillimin e një lufte frontale intensive ndaj strukturave te organizuara kriminale. Vendi ynë duhet te jete armiqësor dhe i parehatshëm për krimin e organizuar. Krimi s’ka marke shqiptare dhe as është emblemë e shqiptareve. Nuk jemi ne te vetmit qe e vuajmë këtë te keqe te madhe, përkundrazi. Me gjithë progresin e bere ne jemi akoma larg standardit te një shoqërie ku sundon ligji e drejtësia qe janë te barabarta për te gjithë. Sot kjo qeveri ka kuptuar shume mire se cfare përfaqëson krimi i organizuar. Qeveria ka gjithë vullnetin dhe mekanizmat për te përballuar këtë sfide po marrim pergjegjesite për te beret e mundur qe forca e ligjit te triumfoje. Task forca speciale tregues kuptimplote.

 

Xhafaj u ndal edhe te reforma në drejtësi. Ai tha se krijimi i task forces do ti hapë rrugë një situatë të re në Shqipëri.

 

Zbatimi i reformës ne drejtësi vetingun për te pastruar Pallatin e Drejtësisë do te bëjnë te mundur qe lufta te rezultojë me e suksesshme. Nisma e re s’ka suksesin e duhur pa mbeshteje para se gjithash te organit te akuzës. Po presim me padurim krijimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ka ardhur moment qe këto fitore te vogla ti kthejmë ne te qëndrueshme. Krijimi i kësaj task force është vetëm fillimi i një rruge qe do te ndryshoje rrënjësisht situatën ne Shqipëri. Rekrutimi i personelit trajnimi i tij mbështetja teknike e partnereve nga qeveria janë garanci për suksesin e saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *