Ministri Xhafaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me operacionin e madh në shkalle kombëtare që zhvilloi policia e shtetit kundër grupeve kriminale që veprojnë sidomos në trafikun e drogës.

 

Xhafaj thotë se në 3 ditë në të gjithë vendin janë arrestuar 27 persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërki, të gjithë këta drejtues te 4 grupeve kriminale.

 

 

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin.Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *