Subscribe

Në seancen e 22 korrikut 2016, Fatmir Xhafaj ishte politikani qe u duartrokit me shumë nga ambasadorët, por në ato kohe Xhafaj si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi, ka qëne edhe politikanit që është sulmuar më shume.

Jehonën e atyre diteve ka sjelle Xhafaj gjate promovimit të dy botimeve për reformën në drejtësi.

 

FATMIR XHAFAJ

 

ISH-KRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES NE DREJTESI

 

“Duke qënë një ndër personat më të sulmuar për këtë shkak, sot dëshiroj tju them të gjithëve se : “Kurajo për të bërë gjëra të mëdha në interes të vendit është më e fortë se çdo dhimbje e shkaktuar nga fronti i së keqes”.

 

Edhe sot pas 3 vitesh, Xhafaj mbetet mbrojtësi i arkitektures së re.

 

“Jam koshient që jetojmë një periudhë tranzitore ku është vështirë të kuptohen mirë vlerat e asaj cfarë po ngremë dhe kjo është një kohë e mirë për spekullantët politik e kalemxhinjtë e tyre, por jam besimplotë se shumë shpejt gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, do të formësohen dhe të gjithë do të shohin qartë vlerat e asaj çfarë kemi ideuar dhe ndërtuar edhe përmes vështirësive e pengesave të shumta.

 

Xhafaj ka replikuar në distance me opozitën dhe shqetesimin e saj për mungesën e Gjykates Kushtetuese dhe asaj të lartë.

 

Dikush po vajton hallin e drejësisë së vonuar duke kujtuar numrin e madh të dosjeve në rafte, disa të tjerë cirren se reforma po kapet !! Harrojnë që deri dje që gjykata e lartë ishte aty e tëra dhe ishin mijra cështje në raftet e saj prej vitesh ashtu sikundër janë me mijra dosje në pritje, me vite vonesë apo në zvarritje dekadash në shkallët e tjera të gjyqsorit dhe për më tepër në një proces ku drejtësia blihej dhe shitej si mall tregu nën presionin e fuqisë së pushtetit apo të fortit të parasë dhe krimit.

 

Xhafaj ka theksuar se reforma garanton që politika të mbajë duart larg nga drejtesia.

 

Deri dje gjykata kushtetuese, gjykata e lartë, cdo institucion i sistemit si dhe vet kariera e gjyqtarëve e prokurorëve përcaktohej nga politika, nga vullneti i kartonave të pushtetit të rradhës ndërsa drejtësia e re që po ngremë përmes kësaj reforme garanton një sistem të qëndrueshëm karriere të gjyqtarëve dhe prokurorëve mbi bazën e vlerave dhe integritetit, të pandikuar e kushtëzuar nga politika dhe pushteti i saj.

 

Në fjalen e tij, Xhafaj ka përmendur shpesh sulmet ndaj reformës si shprehje e frikës nga ajo.

 

Një sulm i egër e ka shoqëruar dje hartimin e reformës në drejtësi dhe sot procesin e zbatimit të saj. E sigurtë kështu do të vazhdoj edhe nesër. Do të jenë gjithmonë e më pak, por e sigurtë më të ashpër.

 

Në ceremonine e organizuar për 3 vjetorin e reformës në drejtësi PD e LSI refuzuan të shkojnë, e në vend të tyre folën perfaqësuesit e opozitës së re të cilet vetëm pak ditë më pare votuan ndryshimet në ligjet baze të reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *