Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka gjate një vizite zyrtare ne Izrael takoi homologun Avigdor Liberman, i cili i konsideroi marrëdhëniet mes Shqipërisë e Izraelit te një rëndësie te veçante. Liberman u shpreh se Shqipëria e Izraeli ndajnë te njëjtat vlera si aleate strategjike per sigurinë ne rajon. Ndërsa ministrja Xhaçka tregoi gatishmërinë për memorandum bashkëpunimi ne fushën e sigurisë e mbrojtjes, duke e konsideruar Izraelin si një aleat te vyer ne luftën kundër terrorizmit.

 

Ajo gjithashtu njoftoi se shkëmbimi i modeleve dhe kurrikulave ne fushën e edukimit e trajnimit ushtarak, do te jete një projekt i afërt mes dy ministrive te mbrojtjes. Pas takimeve edhe me drejtues te Këshillit Kombëtar te Sigurisë, si dhe te industrisë ushtarake, ministrja e mbrojtjes vendosi kurore me lule ne memoralian ne nderim te viktimave te Holokaustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *