Subscribe

Barrikadat në veri të Kosovës vetëm shtohen, por për Tiranën zyrtare përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës nuk sjell asnjë të mirë për serbët.

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Twitter”, sheh si të vetmen zgjidhje, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe në çdo rast, sipas saj, konflikti i armatosur as nuk duhet të mendohet sepse pasojat do të jenë të rënda.

 

OLTA XHAÇKA

 

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME, SHQIPERI

 

“As ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.”

 

Sipas ministres Xhaçka, roli i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në qetësimin e situatës është kyç dhe duhet vepruar sa më parë në drejtim të bisedimeve në tryezë.

 

OLTA XHAÇKA

 

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME, SHQIPERI

 

“Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë, BE dhe SHBA duhet të insistojnë te dialogu. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë.”

 

Më herët ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç iu përgjigj homologes së tij në Tiranë, Olta Xhaçka, për thirrjen e përsëritur të saj ndaj Beogradit që të mos justifikojë e mbrojë barrikadat. Kryediplomati serb akuzoi se me këto qëndrime, Shqipëria vetëm sa po inkurajon Albin Kurtin për provokime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *