Një ditë pasi Olta Xhaçka u propozua nga kryeministri Edi Rama që të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, reagoi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

 

Përmes një shënimi në “Twitter”, ai vlerësoi marrëdhëniet që ka patur me Xhaçkën si ministre e Mbrojtjes.

 

Pompeo shpreson që në vijim të punohet për një marrëdhënie edhe më të mirë SHBA-Shqipëri

 

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin që Olta Xhacka është ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ishte partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *