Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ju përgjigj Presidentit të Republikës, Ilir Meta për deklaratat e këtij të fundit për situatën në pikat kufitare me Greqinë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Xhaçka u shpreh e keqardhur për gjuhën e përdorur nga kreu i shtetit. Ajo hodhi poshtë pretendimet se qytetarët janë lënë vetëm në kufi.

Si provë për këtë solli mbështetjen që po japin forcat e ushtrisë, të shëndetësisë dhe të policisë.

“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit. Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.”

Xhaçka tha se nuk mund të mirëkuptohen këto deklarata të presidentit në një kohë kur njerzillëku as nuk diskutohet më fare.

“E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet.”

Presidenti Meta u shpreh i shqetësuar paraditen e kësaj të diele për situatën në Kakavijë e Kapshticë dhe kërkoi zgjidhje urgjente. Ai tha se nuk mund të braktisen qytetarët në kufi si të ishin njerëz pa atdhe e pa shtet, por duhet të ofrohen teste falas për ta nga qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *