Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka treguar detaje nga takimi me homologun e saj gjerman, Heiko Maas.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Xhaçka tha se në takim është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për Reformën në Drejtësi.

Po ashtu, ministrja i shprehu mirënjohjen shtetit gjerman për mbështetjen e tyre për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Bisedë shumë e mirë me @HeikoMaas. Mirënjohëse për mbështetjen gjermane për IGC-në (Konferenca e parë ndërqeveritare).Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformatimin e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *