Qyteti kinez Wuhan, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, po harton plane për të testuar të gjithë popullsinë prej 11 milionë banorësh për COVID-19.

Plani është ende në hapat e para, por të gjithë autoriteteve u është kërkuar që të paraqesin detaje sesi mund të bëhet testimi brenda dhjetë ditëve.

Ky plan vjen pas shqetësimit që u krijua në fundjavë, ku u regjistruan gjashtë raste të reja infeksioni, pas gati një muaji të qetë. Wuhan ishte në izolim për 11 javë me radhë, por filloi rihapjen në 8 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *