Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr iu ka dhënë urdhër autoriteteve që të largojnë protestuesit  rreth Shtëpisë së Bardhë, pak minuta para shfaqjes televizive të presidentit Donald Trump.

Në përgjigje të trazirave nga ana e protestuesve dhe ndezjes së zjarrit rreth sheshit Lafayette, prokurori  i shtetit dhe zyrtare të lartë të sigurisë planifikuan që të evakuojnë dhe të sigurojnë kordon me të gjerë rreth Shtëpisë së Bardhë, por ende nuk është zbatuar.

Policia informoi Barr për dyshimet se protestuesit ishin të pajisur me gurë dhe se kishin planifikuar të sulmonin policinë.

Trump paralajmëroi pak ditë më parë protestuesit se do të përballen me dhunën e ashpër policore nëse kalojnë gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *