Whatsapp, një nga aplikacionet më të njohura ka pasur probleme mbrëmjen e kësaj të marte.

Prëdoruesit, nga e gjitha bota, përfshirë këtu një pjesë të madhe të Evropës, SH.B.A.-së, Amerikës Jugore dhe Qendrore, Indisë dhe Australisë, kanë raportuar menjëherë pas orës 08:30 problemet me shpërndarjen e mesazheve.

Një pjesë e përdoruesve e fshinë nga telefoni i tyre whatsappin dhe e instaluan sërish, pasi nuk mendonin se kishin të bënin me një “ndërprerje globale”, ndërsa e konstatuan si problem teksa lundronin në rrjetin social “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *