Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump i ka kërkuar në fillim të dhjetorit ambasadorit rus në Uashington vendosjen e një rruge të fshehtë komunikimi me Kremlinin, njoftoi dje “Washington Post”, duke cituar zyrtarët amerikanë.

 

“Ambasadori rus, Serguei Kisliak ka raportuar për eprorët e tij se Jared Kushner, që prej asaj kohe këshilltar për çështjet e jashtme i Donald Trump, kishte bërë këtë kërkesë duke përdorur institucionet diplomatike ruse”, sipas përgjimeve.

 

Kushner e ka bërë këtë propozim gjatë një takimi me ambasadorin rus më 1 apo 2 dhjetor në “Trump Tower” në Nju jork.

 

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn, i shtyrë për të dhënë dorëheqjen në muajin shkurt në lidhje me mashtrimet mbi kontaktet me Kisliak, ka qenë i pranishëm në këtë takim.

 

FBI, që heton që prej muajit korrik për një koordinim të mundshëm mes bashkëpunëtorëve të Donald Trump dhe Moskës po verifikon këtë takim si dhe një tjetër të Kushnerit me një bankier rus, Sergueï Gorkov.

 

Ky i fundit është presidenti i bankës publike ruse “Vnesheconombank”, sanksionuar nga SHBA-ja që prej vitit 2014 për shkak tp konfliktit në Ukrainë.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *