E ardhmja e Ben Affleck si ‘Batman’ mund të ketë përfunduar. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit pas rehabilitimit të aktorit.

 

Ylli i Hollywood u fut në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit këtë javë me nxitjen e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner.

 

Kjo ështe hera e dytë brenda një viti dhe e treta në dy dekadat e fundit, që Affleck merr trajtim në qendër rehabilitimi.

 

Por sjellja e tij e përsëritur ta detyrojë Warner Brosin ti heqë rolin e ‘Batman’ aktorit për shkak të kostove të kushtueshme të sigurimit.

 

Me shumë mundësi, studio do ta zëvendësojë atë, sepse kostot e sigurimit janë të mëdha,”-tha një përfaqësues i kompanisë.

 

Ben ka luajtur në tri filma me superheronj: Batman v Superman: Daën of Justice, Suicide Squad dhe Justice League.

 

 

Ai është gjithashtu producent i ‘The Batman’, një film i ardhshëm Warner Bros rreth personazhit.
Por kthimi i tij në rol duket më pak se i sigurt, pasi kostoja e sigurimit të yllit për projektet e ardhshme ka gjasa të rritet në mënyrë dramatike.

 

Prodhuesit mund të detyrohen të lënë mënjanë gjysmën e buxhetit të filmit për të siguruar aktorin.
Kjo do të ishte një shumë prej nëntë shifrash, nëse filmi i ardhshëm i Affleck për Batman do të ketë një buxhet të krahasueshëm me 300 milionë dollarë të Justice League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *