Mauro Icardi dhe Wanda Nara një nga çiftet më të njohura të botës së futbollit kohët e fundit kanë pasur një krizë në lidhjen e tyre disa vjeçare.

Po, mesa duket mes cciftit kanë marrë fund konfliktet, pasi Icardi njofton përmes një postimi në rrjetet sociale pajtimin me modelen. Icardi ka zgjedhur Instagramin për të komunikuar lajmin e mirë dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë pajtimin me styre: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në familjen tonë të mrekullueshme, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua. Të dhemb të lëndosh të dashurin tend, shërohesh vetëm kur të falin “.

Kujtojmë se marrëdhënia e tyre në të cilën kanë sjellë në jetë dhe dy vajza u kris për shkak të modeles argjentinase Maria Eugenia Suarez me të cilën mesa duket sulmuesi i PSG ka tradhëtuar Wanda Narën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *