Subscribe

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta vendosi anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, erdhi dhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët.

 

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në Bundestagun gjerman Johann David Wadephul me anë të një deklarate u shpreh se të gjitha palët duhet të pranojnë vendimin e presidentit dhe të marrin pjesë në garën politike në zgjedhjet e shtyra.

 

Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë.

 

Në deklaratën e tij deputeti i partisë së Angela Merkel theksoi se iu përgjigj kërkesës së presidentit meta për ndërmjetësim nga ndërkombëtarët, kude shtuar se ndihma e Gjermanisë për Shqipërinë do të jetë e pakursyer në rrugen drejt integrimit europian.

 

Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Europës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania.

Johan David Wdehul dy javë më parë propozoi shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe pak ditë përpara marrjes së vendimit nga presidenti meta zhvilluan një takim në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *