Kosova po përdor konfliktin në Ukrainë që të anëtarësohet në NATO. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediat vendase, ndërsa shtoi se Prishtina vijon të shkelë marrëveshjet e Brukselit.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Përveç kësaj, tani ata po përdorin Ukrainën. Shqiptarët mendojnë se është një mundësi ideale për të stigmatizuar më tej serbët, për të kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO. Sigurisht që Kurti ka mbështetjen e dikujt në këtë. Është e qartë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më, ata nuk kanë zbatuar asgjë nga ata që ne kishim rënë dakord.”

 

Vuçiç, akuzoi kryeministrin Albin Kurti që po destabilizon situatën në rajon me vendimin e tij për të mos lejuar votimin e qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Ne donim një kompromis, që serbët të shkonin në zgjedhje, vendet Quinit dhe Brukseli pranuan, por Kurti tha – jo, ai kërkon vetëm njohje. Nuk do ta marrin kurrë nga ne. ”

 

Ndërkohë, duke u ndalur të refuzimi i sanksioneve ndaj Moskës, presidenti serb tha se në fokusin e tij mbeten interesat e vendit dhe se ishte vendimi i duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *