Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Stamboll, ku pritet një takim kokë më kokë me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdoan.

 

Duke folur për mediat serbe, Vuçiç tha se Beogradi dhe Ankaraja duhet të kenë një bashkëpunim të mirë.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I TURQISE

 

“Është e rëndësishme për ne që të përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet e mira me miqtë tanë. Është një forcë që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në botë. Çdo potencial demografik, ekonomik u tyre është i madh dhe ne po përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të afërta miqësore dhe t’i përmirësojmë ato”

 

Sipas mediave serbe, Vuçiç do të diskutojë me Erdogan çështjen e tensioneve në Mesdheun Lindor, por edhe dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel e Marrëveshjen e arritur mes 2 vendeve në Uashington, në praninë e presidentit Trump.

 

Ndërkohë, ai akuzoi Prishtinën se nuk ka bërë asgjë për asociacionin e komunave serbe në veri.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I TURQISE

 

“Siç e kam paralajmëruar dhe më herët, shqiptarët mendojnë se krijuan një shtet, dhe se mjafton që thjesht të shtypin një buton që Serbia të pranojë gjithçka. Ata nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe. Ne jemi në fund të vitit 2020, dhe ata ende nuk i kanë përmbushur detyrimet e vitit 2013. Ne nuk mendojmë kurrë të ikim nga dialogu, por arritja e një kompromisi nuk është e mundur deri sa Prishtina të kuptojë se gjërat në botë kanë ndryshuar.

 

Ndërkohë, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi mes krerëve të ekipeve negociatorë të dy vendeve,  Skender Hysenit dhe Marko Gjuriç. temë e diskutimit do të jenë financat dhe çështjet pronësore, e jo tema e asociacionit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *