Ne Serbi numri i te prekurve ka shkuar ne 72.

Presidenti Aleksander Vucic ka akuzuar ashpër Bashkimin Europian për mungesë solidariteti dhe ka kërkuar ndihmën e Kinës për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

 

 “Deri më tani besoj të gjithë e keni kuptuar se solidariteti ndërkombëtar dhe ai  europian nuk ekziston. Nga sot ne nuk mund të importojmë mallra drejt BE-së sipas rezolutës që Ursula von der leyen bëri të qartë. Ne nuk mund të importojmë mjete mjekësore nga BE. Ata nuk kanë mjafteshëm për vete. Nuk është fare e drejtë. Kjo rezolutë është krijuar nga persona që na kanë dhënë leksione se si nuk duhet të blejmë mallra nga Kina. Unë besoj tek vëllai dhe miku im Xi Jinping dhe besoj tek ndihma e Kinës. Është i vetmi shtet që mund të na ndihmojë. Për të gjithë të tjerët, Faleminderit për asgjë.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *