Nga Tirana, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli për të mirat që do të sjellë për qytetarët e vendeve të rajonit jetëzimi i kësaj nisme.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ai përcolli edhe mesazhin që fokusi mes dy popujve të jetë e ardhmja, dhe jo diskutimet që kanë lidhje me të shkuarën.

 

“Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot. Ne i kemi diskutuar këto gjëra por nuk kishim arritur të përfundonim procedurat burokratike. Kur erdha në Shqipëri pashë që Ramës iu kundërvunë për iniciativën, për ata që thonë që unë dua një Serbi të Madhe, apo ata që thonë për Shqipërinë e Madhe. Le mos të humbasim në diskutimet që kanë lidhje me të shkuarën. Le të përqëndrohemi tek e ardhmja…Ne duam të shikojmë më shumë turistë nga Tirana dhe Shkupi që të vijnë në Novi Sad, por edhe ju të keni turistë nga Shqipëria. Pra kjo punë që po bëjmë ka të bëjë me rezultate të prekshme. Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *