Mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka ndodhur në përplasje në distancë. Për shkak të një deklarate të Cakajt, ku Vuçiç krahasohej me ministrin e propagandës së Hitlerit, Serbia i ka dërguar notë proteste Shqipërisë. Ministria e Jashtme serbe ka kërkuar që këto deklarata të dënohen dhe Shqipëria të distancohet.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin. Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë.”

 

Cakaj e bëri një krahasim të tillë pas mohimit nga ana e Vuçiç të masakrës së Reçakut.

 

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve të luftës”, u shpreh Gent Cakaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *