Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për takimin e 27 qershorit ne Uashington per dialogun Kosove-Serbi.

Ai tha se njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Washington, dhe as nuk do ta lejojnë të jetë, ndërsa theksoi se është në kontak me të gjithë ata që merren me këtë çështje çdo ditë.

Vuçiç nuk është optimist se dy palët do gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe shtoi se do të luftoj për vendin e tij me gjithë zemër dhe forcë për çdo rast.

“Këtu ekziston një lojë e madhe mes lojtarëve të mëdhenj në bashkësinë ndërkombëtare, për të cilat ne jemi shumë të vegjël. Nga ana tjetër, shqiptarët po luajnë lojërat e tyre të brendshme. Pres një bisedë të mirë me të dërguarin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak dhe një vizitë të shkëlqyeshme në Federatën Ruse. Ne do të shohim nëse shqiptarët do ta respektojnë atë që tha Richard Grenel për moskandidimin në organizata ndërkombëtare. Hashim Thaçi nuk e dëshiroi këtë. Unë bisedova për këtë për katër vjet, dhe tani ai e ka pranuar papritur. Nuk po përballemi me një periudhë të lehtë. Kam pasur një bisedë me Vladimir Putin dje. Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak vjen dhe një ditë pas kësaj ne biem dakord se kush do të shkojë në Uashington. Pastaj ka edhe mbledhje të tjera të rëndësishme për të cilat unë nuk mund të flas akoma, sepse kjo është ajo që kërkojnë organizatorët. Nuk është një periudhë e lehtë para nesh, por ne e dimë se si të luftojmë për interesa shtetërore dhe kombëtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *