Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç do të takohet të hënën me presidentin francez Emmanuele Macron.

 

Takimin e njoftoi vet Vuçiç në konferencën e mbajtur pas Samitit të Ohrit, ku theksoi se do t’i kërkojë atij mbështetje për hapjen e negociatave për Ballkanin Perëndimor.

 

Për Vuçiç, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë më të mirën sa I takon reformave pavarëisht sulmeve që u bëhen.

 

“Nesër do të takohem me Macron dhe do ta pyes për Zaev dhe Ramën dhe do ta lus për mbështetje të Ballkanit në rrugën europiane. Nuk kam frikë se i kam thënë edhe BE. Të njëjtën gjë do i them edhe Macronit. Kemi bërë më të mirën pavarësisht se sulmohemi nga të tjerët. Nuk ka nevojë të mbyllim kufinjtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *