Subscribe

Në Forumin e Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes në takimin “Ballkani i Hapur” do të garantojë më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë.

 

Po ashtu, ai u shpreh se do të lehtësohen procedurat edhe për transportin e produkteve bujqësore.

 

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve, të teknologjisë së informacionit, që mund ta mbështesin më tej në të ardhmen bujqësinë. Kjo garanton më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë. Do të nënshkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që do të ndikojë në thjeshtësimin e procedurave në sektorin privat. Po ashtu do të lehtësohen procedurat edhe për transportin e produkteve bujqësore, që kanë nevojë për transport frigoriferik. Shifra e investimeve do të kalojë në 1 miliard dhe mendoni se çfarë ndikimi do të ketë kjo në rritjen e PBB-ve të shteteve tona. E mbështes idenë e Edit që të gjitha qeveritë dhe aktorët duhet të bëhen bashkë në një takim më të gjerë në Maqedoninë e Veriut, ose dhe në Beograd, ku të paraqesim praktikat më të mira të bashkëpunimit tonë në këtë drejtim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *