Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2025
Vizion fokus

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga kati i...

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për...

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë,...

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë...

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të...

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I...

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin SHBA-ve, është...

Vuçiç iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane

11 Qershor 20:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka akuzuar të martën Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Sarajevë se ka “shkaktuar krizën” në Bosnje e Hercegovinë (BeH).

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiç në llogarinë e vet në Instagram.

Me këtë, ai iu referua çështjes nga maji i vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror, e jo me ligj entiteti.

Ai kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quajti ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe në bazë të cilit akt, se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve, siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.

Vuçiq shtoi se për këtë, ndër të tjera, ata “kanë marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnje e Hercegovinës”.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)

Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdoën, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore. Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror.

Në postimin e tij në Instagram, Vuçiç iu referua dispozitave të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila, tha ai, “parashikonte se të gjitha funksionet dhe kompetencat shtetërore që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, do t’u takojnë entiteteve”.

Vuçiq paralajmëroi një ditë më parë se do t’i përgjigjet kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor. Mirëpo, në njoftim ai nuk ka komentuar vlerësimin e Ambasadës Amerikane për konkluzionet e kuvendit.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
akuza Ambasada SHBA Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër

më shumë...

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vrarë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy fëmijëve

më shumë...

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti

më shumë...

Nuk ia dolën! Fund tragjik për fëmijët që u nxorrën nga lumi nga Ledian Goga, prindërit dhurojnë organet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga...

10:22

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet...

10:10

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen...

9:49

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj...

9:39

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom...

9:29

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

9:25

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja...

9:07

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i...

8:48

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje,...

8:36

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë...

8:22

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve...

8:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon...

10:53

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç:...

10:50

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund...

10:35

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa...

10:14

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme?...

10:12

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin...

9:57

Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse...

9:47

Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për...

Më të klikuarat

  • Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhë...
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në...
  • Irani godet rafinerinë e naftës në Haifa, reagon Izraeli
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services