Presidenti seb Aleksandar Vuçiç i kundërpërgjigjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën e tij për dialogun Serbi-Kosovë.

 

Në tryezën e KDI-së Thaçi deklaroi këtë të mërkurë se në asnjë rrethanë me Vuçiçin nuk do të diskutojë për Mitrovicën ose për Gazivodën.

 

Nga ana tjetër Vuçiç akuzon Thaçin se nuk është i gatshëm të flasë për asnjë çështje me rëndësi.

 

“Unë e shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, për veriun, e as për Gazivodën. Ata nuk duan të flasin për asnjë gjë thelbësore”.

 

Gjithashtu bëjmë me dije se dy presidentët Thaçi dhe Vuçiç do të takohen përsëri më 7 shtator në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *